Lajme
Kica – Xhelili pas sulmit të Bislimit ndaj Kushtetueses: Në këso raste s’mund t’i gëzohesh përhumbjes së oponentit politik
Demokracia
22:11 | 03 Janar 2024

Share:

Zëvendëskryeministri Besnik Bislimi, në mediumin serb “Radio Gorazdec” është ankuar për Gjykatën Kushtetuese.

Ai në këtë medium tha se Gjykata Kushtetuese është “një produkt i një mjedisi të korruptuar” dhe se “nuk ësthë produkt i një institucioni kredibil”.

Në lidhje me këtë ka reaguar nënkryetarja e LDK-së, Doarsa Kica – Xhelili, e cila tha se janë raste si këto kur nuk mund t’i gëzohesh përhumbjes së oponentit politik.

“Kosova ishte me fat që liria, pavarësia e demokracia e saj u orientuan nga personalitete politike që Kosovën e shihnin të përhershme, e demokracinë e saj të pakompromis”, shkroi Kica-  Xhelili, transmeton Klankosova.tv.

Më tej, ajo tha se fat në fatkeqësi është që disa nga ta sot nuk e përjetojnë shkëputjen shpirtërore e intelektuale të disa krerëve shtetërorë me idealet e dikurshme.

Të ngjashme