Lajme
Kica-Xhelili: Pa votat e LDK-së nuk do të kalonte Byroja
Demokracia
15:38 | 09 Shkurt 2023

Share:

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica Xhelili ka shkruar në lidhje me miratimin e Byrosë për Verifikimin dhe Konfiskimin e Pasurisë së Pajustifikueshme, duke thënë se pa votat e Lidhjes Demokratike, një ligj i tillë nuk do të kalonte.

Kica-Xhelili, ka përmendur akuzat e Vetëvendosjes të cilët e kanë etiketuar partinë opozitare si kundërshtare të Byrosë e të Vettingut.

Xhelili ka thënë se edhe në komisionin për Vetting ata udhëheqin, dhe tash për Byronë ata jo vetëm që votuan “për”, por edhe e mundësuan miratimin e këtij ligji, meqenëse pa votat e LDK-së, ligji nuk do të kalonte.

Shkrimi i Doarsa Kica-Xhelilt:

LDK, Vetingu, dhe Byroja

Thanë: LDK është kundër Vetingut

Sot LDK kryeson komisionin ad-hoc për Veting. Unë dhe deputeti Kujtim Shala, jemi aty.

Thanë: LDK është kundër Byrosë

Sot LDK, jo vetëm që votoi PËR Byronë, por edhe MUNDËSOI miratimin e ligjit. Pra, PA votat e LDK, nuk kalonte ligji.

Të ngjashme