Lajme
Kica-Xhelili: LDK nuk është refuzuese, por përfaqësuese e votuesve të saj
Demokracia
19:05 | 13 Maj 2025

Share:

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kritikave për qasjen e partisë së saj ndaj bashkëpunimit me subjektet e tjera politike, veçanërisht ndaj Lëvizjes Vetëvendosje. Në një intervistë në emisionin DPT te Fidani, ajo theksoi se LDK nuk ka një qëndrim refuzues, por është e përkushtuar ndaj vullnetit të votuesve të saj.

Deputetja tha se LDK i njeh shumë mirë pritjet e votuesve të saj dhe se çdo qëndrim i partisë është në funksion të ruajtjes së besimit që i është dhënë nga elektorati.

“Ne e kishim mundësinë të dëshmojmë që ne atë që ia themi votuesit kemi vendos me nderu dhe respektu, filloi pastaj të na bëhet njëfarë gjykimi ‘pse jeni ju kaq refuzues’. Në fakt ne nuk jemi refuzues, ne jemi përfaqësues. Ky është dallimi. Unë jam përfaqësues i votuesve të mi, sikurse janë edhe të tjerët përfaqësues të votueseve të vetë dhe ne e dimë saktësisht çfarë komunikimi kemi pasë me votuesin tonë.” – tha deputetja Kica-Xhelili.

Të ngjashme