Lajme
Kica-Xhelili kritikon MINT-in: Qeveria s’guxon të marrë rolin e ndarjes së drejtësisë
Demokracia
22:00 | 21 Qershor 2023

Share:

Doarsa Kica-Xhelili, deputete e LDK-së, ka shkruar një status, në të cilin ka kritikuar Qeverinë e Kosovës në lidhje me vendimin për tërheqjen e vendimit për pezullimin e certifikatës së biznesit të Klan Kosovës.

Në fakt, zonja Xhelili ka vlerësuar se ARBK është e stërmbushur me regjistra biznesesh, duke theksuar se mund të ketë gabime dhe lëshime. Megjithatë, sipas saj, nuk justifikohet përndjekja e shtrigave.

“Qeveritë nuk guxojnë ta marrin rolin e ndarjes së drejtësisë sepse pikërisht kjo ndarje e përcakton demokracinë.

Postimi i plotë:

Një gjë duhet bërë qartë: Kosova ka mekanizma administrativ e gjyqësor për çdo dyshim të veprimeve të kundërligjshme.

Qeveritë nuk guxojnë ta marrin rolin e ndarjes së drejtësisë sepse pikërisht kjo ndarje e përcakton demokracinë.

ARBK është e stërmbushur me regjistra biznesesh. Ka aksionarë nga çdo vend fqinj, Maqedonia e Veriut, Shqipëria e Mali i Zi, me lloj lloj çertifikatash biznesi. Gabime mund të ketë. Lëshime gjithashtu. Asnjëra nuk e justifikon një përndjekje shtrigash.

Nëse synojmë ta shtrojmë një spastrim nga çertifikatat që përdorin gjuhë jokushtetuese, atëherë i bie MINT dhe ARBK-së të nisin një proces gjeneral përditësues.
Përndjekja individuale e cilitdo biznes, edhe për qëllim legjitim, delegjitimihet në sekondin që e shtron në rrafsh individual.

Ta shohim tani e tutje “vullnetin” me të cilin MINT do ta kërkoj një analizë gjenerale të të gjitha çertifikatave të biznesit të dorëzuara ndër vite për të konfirmuar kushtetutshmërinë e gjuhës së tyre.

Të ngjashme
Lajme • 06 Maj 2024