ShowBiz
Kiara shfaqet e mrekullueshme në setin me fustan të gjatë
Demokracia
22:34 | 08 Maj 2023

Share:

Kiara Tito vazhdon të jetë në qendër të vëmendjes falë pjesëmarrjes në ‘Big Brother VIP Albania 2’ e sidomos për shkak të lidhjes së saj me Luiz Ejllin.

Moderatorja ishte pjesë e spektaklit televiziv nga fillimi, ndërsa pas një eliminimi u rikthye në shtëpi për ta vazhduar romancën me partnerin e saj.

Ndërsa në natën finale, kur partneri i saj u shpall fitues, ata e kurorëzuan me martesë lidhjen e tyre të dashurisë.

(Foto: Instagram/kiaratito)

Dhe tani kur ka përfunduar ‘BBVA 2’, Kiara dhe Luizi janë në qendër të vëmendjes dhe kërkohen nga të gjithë.

Në një nga publikimet e fundit në rrjetet sociale, bukuroshja është shfaqur e mrekullueshme me një set fotografik, në të cilin ka pozuar me fustan të gjatë.

(Foto: Instagram/kiaratito)

“Unë jam ajo vajza”, është përshkrimi i fotografive të shpërndara në Instagram që për dy orë ka marrë afro 100 mijë pëlqime nga ndjekësit e saj të shumtë. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/kiaratito)

Të ngjashme