ShowBiz
Kiara ia shpreh ndjenjat Luizit: Kisha kohë që nuk i përjetoja këto emocione, sikur kisha vdekur brenda
Demokracia
11:20 | 11 Shkurt 2023

Share:

Një nga netët më romantike për çiftin Kiara dhe Luiz ishte ajo e mbrëmshmja (e premte) teksa banorët realizuan sfidën e radhës “Cabare Show”.

Moderatorja e cila për sfidën zgjodhi të këndonte “Crazy in Love” nga Beyonce dhuroi një performancë sensuale.

Përmbyllja e performancës së Kiarës erdhi me një puthje pasionante me Luizin, i cili qëndroi me të në skenë për ta shoqëruar.

Foto: Screenshot/Big Brother VIP Albania

Pasi realizoi sfidën e saj, Kiara dhe Luizi ishin të ulur në oborr për të ndjekur performancat e banorëve të tjerë.

Në një moment larg të tjerëve, si asnjëherë më parë Kiara ia shprehu dashurinë Luizit, duke thënë që sa më shumë ditë kalojnë aq më shumë po krijon ndjenja për të.

“Nuk është normale, sa më shumë kalon koha aq më shumë ndihem mirë me ty, mund të vijë një pikë që thua u mërzita duke ndenjur me një njeri, me ty është e kundërta, sa më shumë rri aq më shumë më shtohet dashuria, jam e lumtur”, tha Kiara.

Ajo tutje u shpreh se kishte kohë që nuk kishte përjetuar emocione të tilla, ndërsa tha se ndihej ‘si e vdekur përbrenda’.

 

“Kisha kohë që nuk i përjetoja këto emocione, sikur kisha vdekur brenda, nuk kisha asnjë lloj mendimi asnjë lloj frymëzimi, ndjehesha sikur isha 50 vjeç, pa emocion brenda sikur i bëja gjërat në mënyrë robotike”, iu drejtua Kiara-Luizit.

Dyshja që tashmë po shijojnë një romancë kohë më parë realizuan një dasmë në kuadër të lojës dhe pikërisht në atë ceremoni shkëmbyen edhe puthjen e parë.

Të ngjashme
ShowBiz • 05 Maj 2024