ShowBiz
Kiara befason me përgjigjen kur pyetet nëse është dashuruar me Luizin
Demokracia
08:35 | 30 Janar 2023

Share:

Luiz Ejlli dhe Kiara Tito janë dy nga banorët e Big Brother VIP Albania që kanë krijuar një raport shumë të afërt me njëri-tjetrin.

Këngëtari nga Shkodra tashmë ia ka shprehur hapur dashurinë moderatores, ndërkohë që Kiara ka qenë më e rezervuar sa i përket kësaj ane.

Megjithatë, ata po vazhdojnë të krijojnë situata të shumta brenda shtëpisë përfshirë batutat e ngacmimet.

Së fundmi konkurrentët duhej t’i përgjigjeshin disa pyetjeve dhe në këtë nuk munguan as ato për marrëdhënien Luiz-Kiara.

E pyetur Titon nëse është dashuruar brenda shtëpisë, referuar Luizit, ajo tha: “Deri diku”.

“Ndoshta keqkuptohet se jam natyrë pak e ftohtë. Jam natyrë pasionante dhe nuk dua ta shfaq pasionin këtu brenda në sy të të gjithëve”, vazhdoi më tej ajo.

Kjo përgjigje e ka lënë të befasuar Luizin, i cili u ngrit në këmbë dhe më pas filluan brohoritjet nga të tjerët.

Sido që të jetë, pritet të shihet në vazhdim se si do të rrjedhë raporti i tyre.

Të ngjashme