Kiana Kryeziu hyri në histori të sportit kosovar, si vajza e parë që garoi në Lojërat Olimpike Dimërore.
Kiana Kryeziu është bërë vajza e parë nga Kosova që përfaqësoi vendin në Lojërat Olimpike Dimërore.
Skitarja 17-vjeçare debutoi sot në disiplinën e sllallomit të madh në LOD Pekini 2022.
Ajo zuri vendin e 49-të nga 82 garuese në total. Koha e saj pas dy lëshimeve ishte 2 minuta e 42.19 sekonda.
Pavarësisht rezultatit, vetë kualifikimi në LOD Pekini 2022 është arritje e madhe për Kianën, e cila ka të ardhme të ndritur./Demokracia.com/