ShowBiz
Khloe Kardashian bëhet me gjashtë gishtërinjë falë photoshopit (FOTO)
Demokracia
17:30 | 16 Korrik 2021

Share:

Khloe Kardashian është vënë sërish në qendër të kritikave për përdorimin e fotoshopit pas një fotoje që publikoi në rrjete sociale.

Ylli i reality show-t dukej joshëse ndërsa pozonte me bikini por fansat vunë re se këmba e saj kishte gjashtë gishtërinj.

Fotoja është pasuar më pas me një sërë komentesh nga ndjekësit të cilët kritikuan ashpër yllin televiziv. “Ato këmbë nuk duken mirë”, “Askush nuk do të flasë për gishtin shtesë të këmbës …?”, ishin disa prej komenteve.

Kjo nuk është hera e parë që klani Kardashian-Jenner përballen me akuza për ndërhyrje me fotoshop. Kujtojmë që Khloe i dha fund lidhjes me partnerin Tristan Thompson pak javë më parë, pas akuzave se e ka tradhëtuar sërish.

Të ngjashme
ShowBiz • 29 Mars 2024