Sport
KHF Ulpiana shpallet kampion në Ligën e Parë, edicionin tjetër luan në Superligë
Demokracia
19:06 | 12 Prill 2021

Share:

Klubi i femrave në hendboll, Ulpiana është shpallur kampion në Ligën e Parë.

Kësisoj, vashat nga Lipjani në edicionin e ardhshëm do të paraqiten në Superligën e Kosovës, përcjell Demokracia.com.

Ulpiana e ka përfunduar edicionin me 12 fitore dhe pa pësuar asnjë humbje dhe me plotë meritë kanë siguruar plasmanin në elitë.

Pas këtij suksesi skuadra e Ulpianës në faqen e tyre zyrtare, kanë përgëzuar rrugëtimin e tyre në Ligën e Parë dhe e kanë dërguar një sinjal tek skuadrat e Superligës

“Sot përmbyllem rrugëtimin tonë në Ligën e Parë.12 fitore dhe asnjë humbje, falë Trainerit dhe lojëtareve të Klubit të cilat në çdo lojë dhanë më të mirën nga vetja e tyre! Me plot mund dhe merita arritëm këtu ku jemi sot, në vend të Parë të tabelës! Faleminderojmë secilen nga ju për mundin që keni dhënë për secilin moment duke bërë kështu që të kryesojmë në tabelë me pikët maksimale, me të gjitha fitore pa asnjë humbje dhe barazim! Sukseset mos na u ndalshin asnjëherë”, thuhet në njoftimin e Ulpianës. /Demokracia.com

 

Të ngjashme