Lajme
Kharchenko: Rusia s’ndryshon qëndrim ndaj Kosovës pavarësisht deklaratës së Putinit
Demokracia
09:59 | 09 Maj 2022

Share:

Deklarata e presidentit rus, Vladimir Putin i cili iu referua mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila më 2010 tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkel asnjë normë ndërkombëtare, ka ngjallur reagime në Serbi duke e quajtur si “thikë pas shpine”.

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, ditë më parë duke iu referua mendimit të Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila më 2010 tha se shpallja e pavarësisë së Kosovës nuk shkel asnjë normë ndërkombëtare, ngjalli reagime të shumta në Serbi, e në veçanti në shumë media të cilat edhe ndërruan diskursin e tyre që prej kësaj deklarate, të cilën e quajtën “thikë pas shpine”.

Ishte edhe vetë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i cili ka thënë se situata për Serbinë është vështirësuar që prej deklaratës së presidentit rus ,Vladimir Putin, kur tërhoqi paralele mes Kosovës dhe dy rajoneve separatiste në Ukrainë, Luhansk dhe Donetsk.

LEXO EDHE: 

Vuçiq pas deklaratave të Putinit: Pozicioni i Serbisë nuk ka qenë kurrë më i rëndë

Ambasadori rus në Serbi, Alexander Botsan Kharchenko, në një intervistë, theksoi se qëndrimi i Rusisë për çështjen e Kosovës është i pandryshuar, shkruan “B92”.

“Ne nuk e njohim Kosovën dhe mbështesim në mënyrë më aktive Beogradin në forumet ndërkombëtare, veçanërisht në Këshillin e Sigurimit të OKB-së. Gjithçka në lidhje me ndryshimin e pretenduar në pozicionin e Rusisë u shpik me qëllim të prishjes së marrëdhënieve Moskë-Beograd dhe masave anti-ruse të Serbisë”, deklaroi Khachenko mëngjesin e sotëm kur u pyet për deklaratën e Putinit, transmeton Demokracia.com.

Rusia përmes ambasadorit të saj në Beograd, ka potencuar edhe një herë “miqësinë mes dy vendeve” dhe “tentimin e Perëndimit për të prishur këto marrëdhënie”.

Ambasadori Alexander Botsan Kharchenko, u shpreh se e kupton se në “çfarë presioni ndodhet Serbia”, pas agresionit të Rusisë në Ukrainë.

Theksojmë se Serbia nuk i ka vënë sanksione Rusisë për agresionin në Ukrainë, por ka përkrahur dy rezoluta kundër këtij vendi në OKB. /Demokracia.com/

Të ngjashme