Lajme
Khamenei: SHBA po gabon rëndë që po kërkon ndalimin e pasurimit të uraniumit
Demokracia
15:04 | 20 Maj 2025

Share:

Lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, i ka hedhur poshtë kritikat nga Shtetet e Bashkuara për programin bërthamor të Iranit, duke thënë të martën se Teherani nuk do të kërkojë leje nga askush për ta pasuruar uraniumin.

Ai i ka cilësuar si “marrëzi” deklaratat e Shteteve të Bashkuara.

“Ata thonë: ‘Nuk do ta lejojmë Iranin të pasurojë uranium’. Kjo tejkalon çdo kufi”, tha Ayatollah Ali Khamenei gjatë një ceremonie përkujtimore për presidentin e ndjerë Ebrahim Raisi, i cili vdiq vitin e kaluar në një aksident me helikopter.“Është gabim i madh nga ana e tyre të thonë se ne nuk do ta lejojmë Iranin ta pasurojë uraniumin. Askush nuk po pret leje për këtë apo atë.

Republika islamike ka një politikë, ka një metodë, dhe ndjek politikën e saj… Çështja e pasurimit nuk është fare çështje për diskutim”, shtoi ai.

Të ngjashme