Lajme
KGJK propozon Fejzullah Rexhepin për kryetar të Gjykatës Supreme
Demokracia
17:53 | 18 Maj 2023

Share:

Këshilli Gjyqësor i Kosovës në mbledhjen e sotme ka vendosur se kë do ta propozojë që të jetë në krye të Gjykatës Supreme të Kosovës.

Nga mbledhja në fjalë u vendos që Fejzullah Rexhepi të propozohet te presidentja Vjosa Osmani për dekretim që të jetë i pari Supremes.

Rexhepi ishte në garë me Mejreme Memaj. Ai i mori shtatë vota, kurse kundërkandidatja e tij i mori tri vota.

“Sipas rekomandimeve të komisionit për shqyrtimin e aplikacioneve dhe intervistimin e kandidatëve dhe pas zhvillimit të procesit të votimit, me shumicë votash, KGJK mori vendim që gjyqtarin Fejzullah Rexhepi, ta propozoj për dekretim për Kryetar të Gjykatës Supreme të Kosovës te Presidentja e Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Mandati i kryesuesit të Gjykatës Supreme është 7 vjet.

Të ngjashme