Lajme
KGJK letër të hapur Kurtit: Nga nesër Gjykatat brenda Pallatit të Drejtësisë nuk punojnë
Demokracia
17:26 | 24 Korrik 2023

Share:

Këshilli Gjyqësor i Kosovës, ka dërguar letër të hapur për Kryeministrin Albin Kurti, zëvendëskryeministrin Bisnik Bislimi, ministrat Xhelal Sveçla, Albulena Haxhiu e Hekuran Murati, duke e informuar se që nga nesër Pallati i Drejtësisë do të jetë i mbyllur, deri në përmirësimin e gjendjes teknike ose rënies së temperaturave.

Në letër shkruan se brenda Pallatit të Drejtësisë, temperaturat kanë shkuar në mbi 35 gradë. Në mungesë të klimatizimit, sipas tyre tashmë është e pamundur të punohet aty.

Të gjendur në këtë situatë, KGJK, në koordinim me Kryetarët e Gjykatave që punojnë në Pallatin e Drejtësisë është i detyruar që në takimin e paralajmëruar për datën 25 korrik 2023, të merr vendim për ndërprerjen e punës deri në përmirësimin e gjendjes teknike ose rënies së temperaturave.”- thuhet aty.

Tutje në letër thuhet se edhe pse mirëmbajtja teknike e Pallatit të Drejtësisë është në kuadër të Ministrisë së Punëve të Brendshme, KGJK-ja ka mbetur e vetme në përpjekjet për të gjetur një zgjidhje.

KGJK ka mbetur i vetëm në përpjekjet për të gjetur një zgjidhje, ku të gjendur në këtë situatë u është drejtuar me lutje gjyqtarëve dhe stafit që vet të kujdesën për higjienën deri në gjetjen e një zgjidhje

Aty përmendet edhe fakti se ky problem vazhdon të diskutohet ndër vite, e zgjidhja nuk u bë asnjëherë.

Përgjegjësinë s’e merr askush

Edhe vitin e kaluar problemet ishin po të njëjtat. Madje ky problem vijon prej kur u ndërtua objekti, gjatë vitit 2011-12, ishte planifikuar që kushtet brenda tij të jenë të një standardi evropian, përfshirë këtu edhe klimatizimin e ajrimin, anipse dritaret ishin planifikuar të jenë ashtu të mbyllura.

E për rregullimin e ajrimit brenda objektit, si alternativë vitin e kaluar u pa, mundësia e hapjes së dritareve, por që nuk ka ndodhur asnjëherë.

“Në bazë të informacioneve që i kemi me KPK-në dhe KGJK-në janë nda mjete financiare për hapjen e tenderit për hapjen e dritareve, të cilin tender duhet ta organizojë Ministria e Punëve të Brendshme. Procedurat ndërkohë janë anulu dhe asnjëherë nuk kemi pasë një përgjigje pse kjo ka ndodhë”, shprehet Kryetari i Këshillit Grevist.

Sulm në tru, alivanosje, përgjumje

Burim Neziri, Kryetar i Këshillit Grevist, i cili po udhëheq me këtë protestë, ka rrëfyer pasojat dramatike që po ndodhin brenda objektit të Pallatit, si pasojë e mungesës së ajrimit.

“Pasojat sidomos gjatë stinës së verës janë jashtëzakonisht të mëdha. Kemi më shumë se 10 persona që janë alivanosur. Pothuajse çdo ditë kemi alivanosje. Simptomat e tjera janë: përgjumja, marramendja, hipertensioni, e që ndikojnë drejtpërdrejt në veprimtarinë tonë të punës. Kemi fillu me protestë 2-orëshe, por nëse organet gjegjëse nuk na japin konkretisht përgjigje, afate kohore se kur do të rregullohet ky problem, protesta jonë do të radikalizohet”, fillon rrëfimin e tij Neziri.

Sikur kjo të mos mjaftonte, brenda këtij pallati që nga jashtë të lë përshtypjen e një ndërtese me standarde të larta, brenda saj, siç rrëfen Neziri, nuk funksionon furnizimi me ujë.

Problem tjetër që ndërlidhet me këtë është mungesa e ujit. Edhe kur kemi ujë ai nuk është i ftohtë. Këtu mungojnë kushtet elementare të punës”, shton tutje Neziri.

E në mungesë të ujit, klimatizimit, e me dritare të mbyllura, pasojat për pak sa nuk u bënë fatale për një prokuror.

Sipas Nezirit, një prokuror ka pësuar sulm në tru shkaku i kësaj gjendjeje, e shumë punëtorë kanë kërkuar pushimin mjekësor, për ta evituar më të keqen.

Të ngjashme