Lajme
KFOR rinovon bashkëpunimin me FSK-në
Demokracia
16:58 | 21 Qershor 2023
Ilustrim

Share:

KFOR ka rinovuar bashkëpunimin me Forcën e Sigurisë së Kosovës (FSK), për operacionet e mbrojtjes civile, si shuarja e zjarrit, asgjësimi i mjeteve shpërthyese, kërkimshpëtimi e reagimi ndaj materialeve të rrezikshme.

Komandanti i KFOR-it, gjeneral major Angelo Ristuccia, u takua të mërkurën ne ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj, me të cilën biseduan edhe mbi gjendjen aktuale të sigurisë dhe nevojën për shtensionim të situatës.

“Ata rinovuan bashkëpunimin e tyre dhe ndihmën e KFOR-it për FSK-në për operacionet e mbrojtjes civile si shuarja e zjarrit, asgjësimi i mjeteve shpërthyese (EOD), kërkim-shpëtimi (SAR) dhe reagimi ndaj materialeve të rrezikshme (HAZMAT)”, thuhet në njoftimin e publikuar në Twitter.

KFOR-i e asiston FSK-në dhe Policinë e Kosovës në çminim, rindërtim, siguri dhe rend publik, sigurim të kufirit, e të tjera.

Të ngjashme