Lajme
KFOR: Kemi shtuar praninë në komunat veriore, Prishtina dhe Beogradi të ulin tensionet
Demokracia
10:52 | 29 Maj 2023

Share:

Tashmë kur KFOR-i ka dalë para ndërtesave komunale ku po protestohet kundër tre kryetarëve të rinj shqiptarë në Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq, misioni paqeruajtës i NATO-s u shpreh se do të bëjnë gjithçka të nevojshme për ambient të sigurt.

“U bëjm thirrje të gjitha palëve të vetëpërmbahen nga veprime që mund t’i fryjnë tensione ose të shkaktojnë përshkallëzime”, ka thënë KFOR-i në një komunikatë për media,

“Në përputhje me mandatin e tij, KFOR-i është i gatshëm të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për të siguruar një mjedis të sigurt në mënyrë neutrale dhe të paanshme. Komandanti i KFOR-it mbetet në kontakt të ngushtë me bashkëbiseduesit e tij kryesorë, duke përfshirë përfaqësuesit e institucioneve dhe organizatave të sigurisë në Kosovë, Shtabi i Përgjithshëm i Ushtrisë së Serbisë, si dhe Misioni për Sundimin e Ligjit i udhëhequr nga BE-ja (EULEX) dhe përfaqësues të tjerë të Bashkësisë Ndërkombëtare”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Të ngjashme