Lajme
KFOR-it i kërkohet largimi i kryetarit dhe policisë së Kosovës nga Leposaviqi
Demokracia
12:29 | 30 Maj 2023

Share:

Ish kryetari i Leposaviqit, Zoran Todiq, i ka kërkuar KFOR-it që ta largojnë kryetarin e komunës, Lulzim Hetemi dhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës nga Komuna.

Tëvë 1 raporton se takimi i përfaqësuesve serb me KFOR-in po ndodh për herën e dytë që nga mëngjesi i së martës, duke i përsëritur kresat e njëjta.

Kamberi tha se kërkesa e serbëve është që Policia e Kosovës të largohet nga kjo komunë deri në orën 15:00.

Megjithatë, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Brendshme, Nora Fetoshi për teve1.info ka thënë se nuk ka ndonjë marrëveshje mes KFOR-it dhe protestuesve në veri vendit.

Ajo e ka mohuar se Policia e Kosovës do të tërhiqet nga veriu i Kosovës.

Të ngjashme