KFOR përmes një njoftimi në faqen zyrtare në X kanë njoftuar se shteteve kontribuese me trupa ushtarake, u janë shtuar edhe tri shtete të reja. Bëhet fjalë për Holandën, Belgjikën dhe Luksemburgun.
“Mirëseardhje për Belgjikën, Luksemburgun dhe Holandën, si shtete të reja kontribuese me trupa në misionin e KFORit”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
Komandanti i KFOR-it, Enrico Barduani, ka deklaruar se është jashtëzakonisht i lumtur që këto tri shtete i bashkohen KFOR-it dhe ka thënë se tani KFOR-i numëron 32 shtete që kontribuojnë me trupa ushtarake.