Lajme
KFOR-i tregon se është prezent te Ura e Ibrit, e krahason me një port të famshëm francez
Demokracia
14:50 | 29 Qershor 2024

Share:

KFOR-i ka njoftuar se është prezent në Urën e Ibrit, e cila vazhdon të jetë e pakalueshme për veturat, ndonëse që një kohë është duke u folur për hapjen e saj.

Në një njoftim, KFOR-i ka treguar se po e sigurojnë praninë e vazhdueshme në këtë urë.

Tutje, KFOR-i e kanë quajtur Urën e Ibrit si “Ura e Austerlitz”, duke e krahasuar me një port francez.

“Njësitë e Specializuara Shumëkombëshe të misionit të KFOR-it të udhëhequr nga NATO-ja sigurojnë praninë e vazhdueshme në Urën e Austerlitz dhe kryejnë patrulla të rregullta në zonat përreth për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të sigurt për të gjitha komunitetet lokale”, thuhet në njoftim e KFOR-it, të cilët për shkak të ngjashmërisë e kanë krahasuar këtë urë me Pont d’Austerlitz-in francez.

Të ngjashme