Lajme
KFOR-i tregon a gjeti substanca helmuese në zonën ku inspektoi në Pejë
Demokracia
19:15 | 23 Prill 2024

Share:

Pjesëtarë italianë të KFOR-it kanë inspektuar zonën e materialeve industriale toksike, të njohur si “Eurosteel”, në Pejë.

Inspektimi u krye nga KFOR-i në bashkëpunim edhe me institucione të Kosovës, përfshirë strukturën civile për mbrojtjen e ambientit dhe planifikimit urban, Agjencinë për Menaxhim të Emergjencave, Policinë e Kosovës dhe FSK-në.

Inspektimi u zhvillua në kuadër të programit për monitorim dhe kontroll të KFOR-it në zonat ku është raportuar për substanca potencialisht të dëmshme për shëndetin.

“Specialistët italianë verifikuan mbylljen korrekte të fuçive në zonë dhe vazhdon me analizimin e të dhënave. Matjet më pas u krahasua me të dhënat e marra më herët për të vlerësuar trendin dhe për të identifikuar ndonjë dëmtim potencial të ambientit. Rezultati konfirmoi se nuk u zbulua asnjë rrezik për shëndetin”, thuhet në një komunikatë të KFOR-it.

  

Të ngjashme