Lajme
KFOR-i po forcohet në veri, a po i dorëzohet kontrolli në këtë pjesë të vendit?
Demokracia
22:43 | 03 Tetor 2023

Share:

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama që nga dita kur ndodhi sulmi terrorist po insiston që kontrolli i veriut t’i dorëzohet KFOR-it.

Deputetët e partisë në pushtet e kritikuan ashpër duke thënë se po përcjell kërkesat e Serbisë, shkruan Demokracia.com

Por, duket se gjendja në veri nuk qenka aq mirë edhe pas largimit të grupit terrorist sepse KFOR-i po i shton forcat e saja.

Britania e Madhe po i dërgon 200 ushtarë shtesë në Kosovë.

Po ashtu Rumania ka bërë të ditur se do të dërgoj trupa shtesë në ditët në vijim.

Pas Britanisë, edhe Rumania pritet të dërgojë rreth 200 trupa shtesë në KFOR

Aktualisht në KFOR shërbejnë rreth 4,500 trupa nga 27 vende.

Të dielën, një zëdhënës i aleancës tha se rreth 200 trupa britanike do të vendosen në Kosovë për të forcuar praninë e NATO-s, pas sulmit terrorist të 24 shtatorit.

Në të njëjtën kohë, Gjermania bëri të ditur se nuk përjashton rritjen e kontributit të trupave gjermane në misionin paqësor të NATO-s në Kosovë./Demokracia.com/

Të ngjashme