Lajme
KFOR-i nesër mban stërvitje ajrore në të gjithë Kosovën
Demokracia
17:58 | 24 Shkurt 2021

Share:

KFOR-i ka njoftuar se nesër do të zhvillojë stërvitje rutinore, ajrore në të gjithë Kosovën.

Ky ushtrim do të përqëndrohet në sigurimin e ndërveprimit ndërmjet anëtarve të KFOR-it për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt, thuhet në njoftimin e KFOR-it, përcjell Demokracia.com

Ky është postimi i plotë:

KFOR-i do të zhvillojë një stërvitje rutinore trajnimi që përfshinë helikopterë të shumtë në të gjithë Kosovën gjatë ditës së nesërme, me 25 shkurt 2021.

Ushtrimi do të përqendrohet në sigurimin e ndërveprimit ndërmjet të gjithë anëtarëve të KFOR-it dhe kombeve partnere, në përputhje me mandatin e KFOR-it nga Rezoluta 1244 e Këshillit të Sigurimit të KB te vitit 1999 për të siguruar një mjedis të qetë dhe të sigurt si dhe lirinë e lëvizjes për të mirën e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

Të ngjashme