Lajme
KFOR-i konfirmon të shtënat me armë afër patrullës së tyre në Zubin Potok
Demokracia
23:18 | 25 Dhjetor 2022

Share:

Demokracia.com ka raportuar se një ekip i KFOR-it është sulmuar me armë zjarri mbrëmjen e sotme në Zubin Potok dhe se nuk ka të lënduar nga ky sulm.

Një gjë e tillë është konfirmuar edhe nga vetë KFOR-i.

KFOR-i ka thënë se një patrull derisa ishte në detyrë në Zubin Potok ka pasur gjuajtje me armë në drejtim të tyre.

Në një përgjigje për Express, zyra e KFOR-it për media ka treguar se të lënduar nga ky rast nuk ka.

“Tani po i kontrollojmë faktet, ashtu siç kemi bërë do t’ju përditësojmë”, thuhet në përgjigje.

Nuk dihet se KFOR-i i cili shtet ka qenë.

Po ashtu pikërisht sonte mediat pro-regjimit të Vuçiqit kanë propaganduar që “ka përleshje në Zubin Potok mes Policisë së Kosovës dhe serbëve lokalë”.

Por, një gjë e tillë është demantuar nga Policia e Kosovës.

Zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për Demokracia.com se nuk ka pasur sulm me armë ndaj policisë.

Po ashtu Kelani ka thënë se PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt.

“Nuk ka pasur ndonjë sulm ndaj Policisë së Kosovës, e as nuk ka pasur ndonjë shkëmbim zjarri mes Policisë së Kosovës, apo ndonjë grupi, PK-ja nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt”, ka thënë Kelani. /Demokracia.com/  

 

Të ngjashme