Lajme
“KFOR-i ka premtuar se Njësia Speciale largohet deri në orën 15:00” – Teoria e strukturave serbe në veri
Demokracia
09:12 | 30 Maj 2023

Share:

Dragan Nedeljkoviq, që mediat serbe po e quajnë “anëtar i Autoritetit të Përkohshëm të komunës së Zveçanit”, ka folur para gazetarëve serbë.

Ai ka thënë se kanë marrë premtime nga KFOR-i se Njësia Speciale do të largohet nga veriu deri në orën 15:00.

“Komandanti i KFOR-it ka paralajmëruar se një pjesë e njësive speciale do të tërhiqen nga Zveçani gjatë natës, dhe se do të tërhiqen plotësisht deri në orën 15:00 të ditës së sotme”, ka thënë përfaqësuesi serb.

Ai gjithashtu ka bërë të ditur se po presin që serbët e arrestuar dje të lirohen. Sipas tij, ata i janë dorëzuar Policisë së Kosovës.

“Kemi ardhur të presim deri në orën 15:00 që të gjithë të largohen”, tha ai.

Të ngjashme