Sport
KF Llapi nënshkruan me talentin 18-vjeçar
Demokracia
14:30 | 16 Shkurt 2021

Share:

Skuadra e Llapit ka njoftuar sot se ka nënshkruar kontratë profesionale me futbollistin 18-vjeçar Granit Musa, shkruan Demokracia.com.

Trajneri Tahir Batatina, i cili njihet për hapësirat që ua jep lojtarëve të ri, ka vendosur t’i besoj edhe talentit Musa, i cili shpresohet se do të arrijë t’i tregojë vlerat e veta edhe në ekipin e parë.

Njoftimi i Llapit:

Mbrojtësi i krahut të djathtë, 18 vjeçari, Granit Musa nënshkruan kontratë profesionale me Llapin

Podujevë, 16 shkurt 2021 – KF Llapi ka arritur të ‘blindoj’ me kontratë 4 vjeçare futbollistin llapjan të krahut të djathtë, Granit Musa. Musa ka spikatur me paraqitje për ekipin U-19 këtë edicion dhe pas gjithë atyre paraqitjeve të mira shpërblehet me kontratë profesionale.

Granit Musa i lindur më 22.02.2002 në Gllamnik të Podujevës, i gjatë 1.76 m më datë 22 të këtij muaji mbush 19 vite. Ka nisur karrierën tek Shkolla e Futbollit “Liridoni”, ku i kaloi kategoritë e reja deri tek U-17, dhe më pas si junior iu bashkangjit Llapit. Ka spikatur me paraqitje në krahun e djathtë të mbrojtjes me depërtime, gola e asistime për Juniorët. Përveç pozicionit të mbrojtësit të djathtë, Musa mund të luaj edhe si sulmues i djathtë. /Demokracia.com

Të ngjashme
Sport • 19 Maj 2024