Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se 23 persona kanë vdekur në 24 orët e fundit nga COVID-19, prej të cilëve 13 burra dhe 10 gra.
Bazuar në të dhënat e MSH-së, tre prej viktimave i takojnë grupmoshës 40-49 vjeç, dy viktima janë të grupmoshës 50-59, një viktimë e grupmoshës 60-69, 11 viktima janë të grupmoshës 70-79 vjeç dhe gjashtë viktima të grupmoshës mbi 80-vjeçare.
Rastet e vdekjes janë të regjistruara në komunën e Prishtinës, Gjilanit, Suharekës, Shtimës, Vushtrrisë, Pejës, Istogut, Malishevës, Gllogocit, Vitisë dhe Prizrenit.