Lajme
Këtu mund të shikoni se në cilën qendër duhet të votoni për zgjedhjet e 14 shkurtit
Demokracia
17:39 | 12 Shkurt 2021

Share:

Komisioni Qendror Zgjedhor (KQZ) ka publikuar linkun që tregon se në cilën qendër të votimit keni të drejtë të votoni.

KQZ përmes një njoftimi ka treguar se qytetarët përmes numrit personal mund të gjejnë vendvotimin e tyre, shkruan Demokracia.com.

“Për të gjetur qendrën tuaj të votimit, ju lutem shkruani më poshtë numrin tuaj personal dhe klikoni butonin KËRKO pasi të keni konfirmuar mekanizmin e sigurisë reCaptcha sipas udhëzimeve”, thuhet në udhëzim.

Për të gjetur qendrën tuaj klikoni në këtë LINK./Demokracia.com/

Të ngjashme