Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka njoftuar se nga 1 marsi do të hapet lista e regjistrimeve për termine për viza pune për periudhën e muajit prill.
Kjo listë e regjistrimeve do të jetë e hapur deri me 14 mars në ora 14:00. Ambasada e Gjermanisë në Prishtinë çdo muaj lëshon 450 termine për viza puna.
‘Dhënia e termineve ka ndryshuar duke filluar nga data 01.12.2021, kjo për shkak të kërkesës tejet të lartë për caktim të termineve, e cila i tejkalon dukshëm terminet që janë në dispozicion, duke filluar nga dhjetori 2021 terminet do të caktohen nëpërmjet procedures së tërheqjes së shortit”, kishte njoftuar ambasada.
Kiliko KËTU për të bërë terminin.