Kuriozitete
Ketri ‘Alvin’ hit në Turqi, pi çaj, ha patate të skuqura dhe çokollata
Demokracia
20:10 | 22 Nëntor 2021

Share:

Ketri i gjetur në një zgavër peme në Kocaeli të Turqisë, preferon të jeton me njerëzit në vend që të kthehet në natyrë.

Ketri që ec në veturë, pinë çaj dhe qëndron mbi shpatullat e njerëzve, u bë hit në rrjetet sociale, raporton Yenisafak, përcjellë Demokracia.

Çifti Enes dhe Minel Kılıç, të cilët kafshën e kanë gjetur në një pyll, vendosën ta ushqenin ketrin, i cili nuk u largua për asnjë moment.

Ketri njëmuajsh, Alvin, i cili i trajton dyshen si prindërit e tij, fle në xhepa dhe kapele gjersa është shumë i lidhur me pronarët e tyre.

Dyshja thonë se ushqimet e preferuara të Alvinit janë çokollatat dhe patatet e skuqura./Demokracia.com/

 

 

Të ngjashme
Kuriozitete • 09 Maj 2025