Lajme
Këto shtete ishin kundër aplikimit të Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës
Demokracia
19:16 | 24 Prill 2023

Share:

Aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Këshill të Evropës ka kaluar të hënën fazën e parë.

Komiteti i Ministrave ka vendosur të pranohet aplikimi i Kosovës dhe e ka kaluar këtë aplikim te Asambleja Parlamentare.

Në favor për aplikimin e Kosovës kanë votuar 33 shtete anëtare të Këshillit të Evropës.

Ndërsa kundër aplikimit të Kosovës, siç njofton ambasadori i Kosovës në Berlin Agron Bajrami, ishin 7 shtete anëtare – Azerbajxhani, Qipro, Gjeorgjia, Hungaria, Rumania, Serbia e Spanja.

Të përmbajtura ishin Sllovakia, Greqia, Bosnjë-Hercegovina, Armenia e Ukraina.

Të ngjashme