Nëse ekziston një model sandalesh vërtet i përjetshëm, është pikërisht ai që imiton këpucët e paraardhësve tanë. Të ashtuquajtura sandale gladiatorësh, të njohura në mesin e luftëtarëve të Greqisë së Lashtë, e kanë mbajtur vendin e tyre, pothuajse të pandryshuar, për disa shekuj. Dhe nëse ka shumë variante për të zgjedhur në verën e 2022 – duke filluar nga sandalet me lidhëse të ulëta deri tek ato me taka – të gjitha parashtrojnë të njëjtat pyetje kur i veshin. Si të krijoni veshje me sandale gladiatori praktike dhe elegante në të njëjtën kohë?
Para së gjithash, fokusohuni te modeli që është më i përshtatshëm për këtë rast. Tendencat e momentit ofrojnë sandale gladiatori të të gjitha llojeve: më të njohurat – dhe me të vërtetë të përjetshme – mbeten ato të sheshta dhe me prerje të ulët, me lëkurë, të zezë ose kafe (sidomos kafe).
Kujdes mos krijoni efektin “sallam”.
Cilado qoftë silueta, shumë vajza stepen kur bëjnë një blerje të tillë për shkak se rripat shtrëngohen dhe këmbët mund të fryhen e të duken keq mes tyre. Përpiquni të mbuloni nyjet nëse e keni këtë problem ose mos i shtrëngoni shumë rripat.
Lidhini në pantallona të gjata
I njëjti efekt harmonik mund të arrihet falë një tjetër truku stilimi, shumë i popullarizuar në mesin e yjeve dhe ekspertëve të modës: lidhjen e rripave të sandaleve, mbi pantallona, në kyçin e këmbëve.
Me cilin fustan përputhen këto sandalet?
Fustani ideal është ai me gjatësi mesatare, i cili i lë kyçet të pambuluara dhe shton lidhëset, duke nxjerrë në pah këpucët dhe lidhjen e kryqëzuar mjaftueshëm. Ideale për çdo fizik, tregon por jo shumë.