Bayern Munchen e ka mposhtur Barcelonën me rezultat 2:0.
Kështu gjermanët i kanë pikët e plota pas dy xhirove në Champions League këtë sezon.
Golin e epërsisë për “bavarezët” e realizoi Lucas Hernandez, e të dytin Leroy Sane.
Një fitore mjaft të rëndësishme mbrëmjen e së martës e arriti edhe Liverpooli.
“The Reds” i morën tre pikë goxha të rëndësihme kundër Ajaxit që e mposhtën me rezultat 2:1, pas humbjes shokuese prej 4:1 ndaj Napolit.
Rezultatet e plota:
Liverpool – Ajax 2:1;
Bayer Leverkusen – Atletico Madrid 2:0;
Fc Porto – Club Brugge 0:4;
Viktoria Plzen – Inter 0:2;
Bayern Munchen – Barcelona 2:0;
Sporting – Tottenham 2:0;
Marseille – Eintracht Frankfurt 0:1.