Lajme
Këto lagje në Prishtinë sot do të mbesin pa ujë
Demokracia
11:45 | 24 Janar 2021

Share:

Kompania e Ujësjellsit Rajonal (KRU) “Prishtina” ka njoftuar se për shkak të rrjedhës së një gypi në rrugën “Shaqir Igrishta”, do të mbesin pa ujë disa zona të Prishtinës.

Sipas KRU “Prishtina” ekipet e mirëmbajtjes do të sanojnë prishjen dhe si pasjojë pa ujë do të mbasin disa objekte të zonës së Mati 1, rruga “Muharrem Fejza” , disa objekte të Tregtisë dhe zona jug, lindje dhe perëndim e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë, shkruan Demokracia.com.

“Prishtinë, 24 janar – Si shkak i një rrjedhje uji në gypin e Badocit me diametër fi 630 mm, në rrugën “Shaqir Igrishta”, ekipet e operimit dhe mirëmbajtjes janë të detyruar të intervenojnë për të sanuar atë dhe janë në vendin e ngjarjes.

Si shkak i këtij intervenimi pa ujë të pijshëm  mund të mbesin disa objekte të zonës së Mati 1, rruga “Muharrem Fejza” , disa objekte të Tregtisë dhe zona jug, lindje dhe perëndim e lagjes Bregu i Diellit në Prishtinë, ( tash për tash ka furnizim me ujë , por përgjatë intervenimit mund të detyrohemi të ndërprejmë furnizimin me ujë për zonat e lartëcekura). Deri në sanimin e defektit, kërkojmë mirëkuptim!”, thuhet në njoftim

KRU “Prishtina” njofton se tash për tash ka furnizim me ujë , por përgjatë intervenimit mund të ndërpritet furnizimi me ujë në këto zona./Demokracia.com

https://www.facebook.com/kurprishtina/photos/a.590959601051669/1812111712269779/

Të ngjashme