Rënia e flokëve, majat e dyfishta dhe zbokthi janë ndër problemet në të cilat hasin shpesh njerëzit, dhe kërkojnë përpjekje për t’i luftuar. Zbokthi ndodh për disa arsye si thatësia e skalpit ose vaji i tepërt në lëkurë.
Ka shumë produkte bukurie që ndihmojnë në zvogëlimin e problemit, por mund të dëmtojnë flokët.
Demokracia.com ju sjell ushqimet të cilat mund të jenë të dobishme për të eleminuar problemin e zbokthit. Elementet e pranishme në këto ushqime zvogëlojnë tharjen e skalpit.
Qiqrat
Vitamina B6 dhe zinku janë të pranishme tek qiqrat, të cilat ndihmojnë në zvogëlimin e problemit të zbokthit. Për më tepër, gjithashtu zvogëlon kruajtjen dhe acarimin nga lëkura e kokës dhe siguron lagështi.
Banane
Bananja është një burim i mirë i vitaminës B, proteinave dhe magnezit. Këto lëndë ushqyese zvogëlojnë thatësinë e flokëve dhe skalpit. Për të zvogëluar problemin e zbokthit, gjithashtu mund të bëni masazh në lëkurën e kokës me banane.
Çaj xhinxheri
Në çajin e xhenxhefilit, vitaminat dhe mineralet janë të pranishme në doza të larta të cilat ndihmojnë për të zvogëluar infeksionin mykotik dhe bakterial. Çaji i xhenxhefilit përmban veti antifungale të cilat zvogëlojnë bakteret dhe mikrobet nga skalpi.
Hudhra
Hudhra përmban antioksidantë dhe veti anti-inflamatore që zvogëlon infeksionet e kërpudhave dhe gjithashtu siguron lehtësim nga problemet e zbokthit. Ju gjithashtu mund të fërkoni hudhër në lëkurën e kokës për të hequr qafe zbokthin.
Drithëra integrale
Drithërat integrale përmbajnë një proteinë të quajtur gluten e cila është e dobishme për flokët. Proteina zvogëlon problemin e flokëve dhe siguron lagështi në flokë dhe kokë.