Që nga fillimi i operacionit në Ukrainë, forcat e armatosura ruse kanë shkatërruar gjithsej 69 avionë ukrainas në tokë, 21 avionë në ajër dhe 59 dronë, tha sot zëdhënësi i Ministrisë së Mbrojtjes ruse, Igor Konashenkov, transmeton Demokracia.com.
Konashenkov u tha gazetarëve se forcat ruse kanë shkatërruar 2,119 objektiva të infrastrukturës ushtarake të Ukrainës që nga fillimi i operacionit.
Ushtria ruse sot shkatërroi një helikopter Mi-8, katër avionë Sukhoi-27 të Forcave Ajrore të Ukrainës dhe një dron Bajraktar TB-2, tha Igor Konashenkov.
“Sot u kryen disa sulme në infrastrukturën ushtarake të Ukrainës,” u tha ai gazetarëve, raportoi TAS S. /Demokracia.com/