Lajme
Këto janë rezultatet e votave me kusht, mësoni se sa ka marrë secila parti
Demokracia
12:10 | 02 Mars 2021

Share:

Ka përfunduar edhe zyrtarisht numërimi i votave me kusht, nga gjithsej 29 mijë e 490 vota.

LVV është partia që prin edhe me numrin e votave me kusht, me gjithësej  14 mijë e 939 vota, PDK me 4 mijë e 997 vota, e vazhduar nga partit e tjera, përcjell Demokracia.com

Radhitja e partive, në bazë të këtij rezultati qëndron si në vijim:

Lëvizja Vetëvendosje është radhitur e para me 14 mijë e 939 vota apo 50,7 për qind.

Partia Demokratike e Kosovës me 4 mijë e 997 vota ose 16,9 për qind.

Lidhja Demokratike e Kosovës ka arritur t’i marrë 2 mijë e 944 ose 9,9 për qind.

Lista Serbe ka marrë mbi 1 mijë vota./Demokracia

Të ngjashme