Lajme
Këto janë pikët për secilin kandidat për Kryeprokuror të Shtetit
Demokracia
19:02 | 18 Mars 2022

Share:

Në zyrat e Këshillit Prokurorial të Kosovës ka përfunduar procesi i intervistimit të pesë kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit.

Insajderi ka raportuar se kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj është rekomanduar për ta marrë pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit.

Gazeta Insajderi ka mësuar se kandidati Blerim Isufaj në intervistim ka marrë 98.00 pikë, Shqipdon Fazliu ka marrë 92 pikë, Kujtim Munishi ka marrë 84.2 pikë, Armend Hamiti 80.60 pikë dhe Lulzim Sulejmani 74.2 pikë.

Pjesë e komisionit rekrutues për përzgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit janë: Jetish Maloku- kryesues, Arjana Shajkovci, Bedrije Syla- Alshiqi, Armend Zenelaj dhe Jovo Radoviq.

Këshilli Prokurorial i Kosovës ka marrë vendim që intervistat e kandidatëve për Kryeprokuror të Shtetit të incizohen nga mediat dhe transmetimi i tyre të bëhet pas përfundimit të procesit.

Të ngjashme