“Skylark” quhet droni ushtarak që ka rënë sot në oborrin e një shtëpie në lagjen Bair të Mitrovicës së Jugut.
Deri më tani, nuk dihet saktësisht se kush qëndron prapa këtij droni, ndonëse dyshimet janë se i përket KFOR-i.
Demokracia.com është në pritje zyrtare të një përgjigje nga KFOR-i.
Po ashtu, lidhur me këtë çështje nuk kanë informacione as nga Autoriteti i Aviacionit Civil.
“Sapo e pamë në lajme. Nuk kemi ndonjë informacion aktualisht. Nuk e dimë se pronë e kujt është”, ka thënë Bujar Ejupi për Demokracia.com, i cili është Drejtor i Aviacionit Civil.
Por, cilat janë performancat e dronit “Skylark”?
I njëjti vërehet se është prodhuar nga një kompani ndërkombëtare, e cila e ka bazën në Izrael.
Lloji: Mini sistem ajror pa pilot
Gjatësia: 2,2 m (7 ft 3 in)
Hapësira e krahëve: 2,4 m (7,9 ft)
Pesha e ngritjes: 5,5 kg (12 lb)
Tavani i shërbimit: 4,900 m (16,000 ft)
Shpejtësia: 37 deri në 74 km/h; 23 deri në 46 mph (20 deri në 40 kn)
Rrezja e misionit: 5 deri në 10 km (3.1 deri në 6.2 mi)
Qëndrueshmëria: 2 orë./Demokracia.com/