Lajme
Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot
Demokracia
07:48 | 05 Mars 2023
Ilustrim

Share:

​Ngjarjet e datës 5 mars:

Me rastin e shënimit të 25-vjetorit të Epopesë së UÇK-së, kryetari i AAK-së Ramush Haradinaj, bën homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz. (Ora 10:00)

Kuvendet komunale mbajnë seanca solemne në 25-vjetorin e Epopesë së UÇK-së. (Ora 10:00)

Kampionati “Adem Jashari”, në Pingpong. (Shmu “Tefik ÇANGA”, Ferizaj, ora 10:00)

Turneu “Fushë Kosova Open”, në Karate. (Salla e Sportit, Fushë Kosovë, ora 10:00)

Kupa “Adem Jashari 2023”, në Shigjetari. (Palesta “Hysni Jetullahu”, Drenas, ora 10:00)

Gara e Gjimnastikës kushtuar Epopesë së UÇK-së-kategoria absolute.(Pejë, ora 10:00)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në ceremoninë e rreshtimit të kuadrateve të FSK-së, me rastin e shënimit të Epopesë së UÇK-së. (Kazerma “Adem Jashari”, Prishtinë, orën 12:00)

Të ngjashme