Auto&Tech
Këto janë ndryshimet që do të kenë seritë e ardhshme të telefonave ‘Iphone’
Demokracia
21:21 | 14 Prill 2021

Share:

Analisti i njohur Ming-chi Kuo ka dhënë një lajm të mirë për të gjithë përdoruesit e iPhonëve.

Në një letër drejtuar investitorëve, ai ka treguar se seria e iPhonëve e vitit 2022 do të përjetojë ndryshime të mëdha në sistemin e kamerës.

Sipas tij, kamera e telefonit më të mirë të ri do të ketë sensor 48-megapikselë për kamerën kryesore..

Analisti parashikon që nga viti 2023 iPhonët do të përdorin sensorin Face ID nën ekranin kryesor, për të hequr “njollën” e shumëpërfolur nga pjesa e përparme, shkruajnë “MacRumors” dhe “AppleInsider”

Seria e re e iPhone-it do të vijë me më pak opsione, pasi nuk do të ketë më telefon me ekran 5.4-inç apo versionin mini. Apple do të vazhdojë me ekranet 6.1 dhe 6.7-inç.

Të ngjashme