Sipas raportit të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë sot në Kosovë janë regjistruar 19 viktima.
Në mesin e të cilave më të rejat kanë qenë një grua dhe tre burrë të moshës 50-59 vjeç, një nga Prishtina, një nga Mamusha, një nga Gjakova dhe një nga Kaçaniku, shkruan Demokracia.com.
Ndërsa më të vjetra një grua dhe një burrë, njëri nga Malisheva e tjetri nga Gjilani.
Viktimat tjera kanë qenë të këtyre grup-moshave: dy gra dhe tre burra rreth moshës 70-79 vjeçare, nga komuna e Drenasi, Prishtinës, Vushtrrisë e tjetra nga Kaçaniku.
Viktimat e grup-moshës 60-të vjeçare janë 6 gra dhe 2 burra, një nga Prishtina, një nga Suhareka, një nga Vitia, dy nga Podujeva dhe tre nga Prizreni./Demokracia.com/