Lajme
Këto janë masat e reja anti-Covid që pritet të hyjnë në fuqi prej sot
Demokracia
09:25 | 07 Prill 2021

Share:

Ditë më parë, Qeveria Kurti ka prezantuar masat e reja për shkak të situatës me pandeminë dhe të njëjtat pritet të hyjnë në fuqi prej sot.

Demokracia.com ka siguruar vendimin dhe të gjitha masat që Qeveria e Kosovës ka vendosur për parandalimin e përhapjes së COVID-19.

Qytetarët e huaj që hyjnë në Kosovë, përfshirë edhe ata me leje qëndrimi të përkohshëm ose të përhershëm në Kosovë, që janë nga vendet me risk të lartë sipas listës zyrtare të ECDC-së, duhet të kenë test RT-PCT negativ për COVID-19 të bërë 72 orët e fundit, në bazë të parimit të reciprocitetit.

Të gjithë qytetarët e Kosovës, gjatë hyrjes në Kosovë duhet të paraqesin vërtetimin për test RT-PCR negativ të bërë 72 orë par hyrjes në Kosovë, në të kundërtën vetë-izolohen për 7 ditë.

Ndalohet qarkullimi i qytetarëve nga ora 22:00 deri në ora 05:00, përveç rasteve të natyrës urgjente (për të kërkuar ndihmë mjekësore, blerje të barnave, për të ofruar kujdes ose ndihmë mjekësore, për të shmangut dëmtimin ose për t’i shpëtuar rrezikut lëndimi). Qarkullimi i lirë lejohet në çdo kohë për personelin shëndetësor, të sigurisë, operatorët që kryejnë punë publike dhe operatorët ekonomik apo personelin që pajiset me leje të veçantë nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë.

Në institucione publike dhe private obligohen që të paraqiten në punë vetëm stafi i cili kryen shërbime esenciale. Përgjegjësit e institucioneve publike dhe private obligohen të definojnë stafin esencial për nevojat e institucionit me hyrjen në fuqi të këtij vendimi, shkruan Demokracia.com.

Punëdhënësit publik apo privat udhëzohen të krijojnë kushtet për kryerjen e detyrave të punës nga shtëpia për punëtorët e tjerë që nuk janë staf esencial për nevojat e punëdhënësit. Obligohet punëdhënësi që në bashkëpunim me punëtorët të definojnë pozitat e punës që mund të kryen nga shtëpia.

Sa i përket masave që do të merren për gastronominë vendimi thotë se shërbimet e gastronomisë do të pezullohen prej datës 6 deri më 18 prill.

“Shërbimet e gastronomisë detyrohen të pezullojnë aktivitetin e tyre nga data 6 prill deri me datë 18 prill.  Të njëjtat ndalohen edhe në hapësirat e brendshme të shërbimeve gastronomike të marketeve, të furrave të bukëve, burektoreve, qebaptoreve, pikat e shitjes së karburanteve”, thuhet në vendim.

Më tej sipas vendimit të qeverisë, shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbimin “merr me vete” dhe disa shërbime të tjera.

“Shërbimet e gastronomisë lejohen të punojnë vetëm me shërbimin “merr me vete”, “dërgesë me porosi” dhe “drive-through”, thuhet në vendim. /Demokracia.com/

Ky është vendimi i plotë, i siguruar nga Demokracia.com:

 

Të ngjashme
Lajme • 19 Maj 2025