Sport
Këto janë katër skuadrat që kanë siguruar kalimin e grupeve në Ligën e Kampionëve
Demokracia
09:43 | 04 Nëntor 2021

Share:

Këtë mesjavë janë zhvilluar ndeshjet e xhiros së katërt të fazës së grupeve në Ligën e Kampionëve.

Deri më tani vetëm katër skuadra kanë arritur që ta “prejnë biletën” për raundin e 1/16 së finales në ligën më prestigjioze evropiane, shkruan Demokracia.com.

Të martën, Juventusi dhe Bayerni me fitoret e tyre bën që të siguronin matematikisht kalimin në fazën “nokaut”.

Ndërsa mbrëmë (e mërkurë) dy ekipet tjera që siguruan plasmanin tutje ishin Liverpooli dhe Ajaxi.

“Të Kuqtë” fituan 2-0 derbin e grupit kundër Atletico Madridi në “Anfield Road”, ndërsa Ajax triumfoi në udhëtim te Borussia Dortmundi me rezultat 1-3.

Liverpooli pas katër xhirove të para prin në Grupin B me 12 pikë dhe ka shtatë më shumë se Porto e pozitën të dytë duke siguruar kështu kalimin tutje nga pozita e parë.

Ajaxi poashtu ka pikët e plota në Grupin C 12 pikë, gjashtë më shumë se Dortmundi dhe Sportingu dhe gjithashtu ka siguruar një vend tutje. /Demokracia.com

Të ngjashme