Lajme
Këto janë katër partitë politike që nuk morën asnjë votë nga diaspora
Demokracia
21:36 | 03 Mars 2021

Share:

Në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), ka përfunduar procesi i numërimit të votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të cilat u mbajtën më 14 shkurt.

Ka përfunduar procesi i numërimit të votave nga diaspora apo përmes postës në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve (QNR), proces ky i cili ka përmbyllur numërimin e të gjitha votave të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare të mbajtura më 14 shkurt.

Disa subjekte politike të komuniteteve nuk kanë marrë asnjë votë nga diaspora.

Lista Serbe, GI SPO, SDS dhe JGP nuk kanë marrë asnjë votë, sipas të dhënave të publikuara nga QNR, ku sot ka përfunduar numërimi i 56 mijë e 368 votave nga diaspora.

Vetëvendosje ka marrë 44 mijë e 252 vota, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) 5 mijë e 32, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) 4 mijë e 287, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) 1 mijë e 112, Nisma Socialdemokrate 438 vota.

KQZ nesër do të publikojë rezultatet përfundimtare të zgjedhjeve të 14 shkurtit. Sipas rezultateve preliminare, në këto zgjedhje ka fituar bindshëm partia e Albin Kurtit me rreth 48 për qind të votave. /Demokracia.com/

Të ngjashme