Sport
Këto janë katër ndeshjet më të kërkuara për t’u parë nga tifozët në Kupën e Botës “Katar 2022”
Demokracia
13:25 | 30 Prill 2022

Share:

Botërori “Katar 2022” është duke afruar, e bashkë me të edhe interesimi i tifozëve për t’i siguruar sa më shpejt biletat në mënyrë që t’i shohin ndeshjet e preferuara.

Se kërkesat për një vend në stadiumet e këtij vendi afrikan janë të mëdha e tregojnë edhe të dhënat nga shtëpia më e madhe e futbollit, FIFA.

Deri më tani, sipas raportit të tyre, janë bërë 23.5 milionë kërkesa për t’i parë nga afër yjet më të mëdhenj të futbollit gjatë botërorit.

Ajo çfarë bie në sy është dëshira e madhe e shumë tifozëve për të parë skuadrën e Argjentinës në këtë kompeticion.

Argjentina – Meksika, Argjentina – Arabia Saudite, Argjentina ShBA dhe Argjentina – Polonia janë katër përballjet që kanë zgjuar më së shumti interesim për t’u parë nga afër.

E gjitha kjo mendohet të jetë shkaku i yllit argjentinas, Lionel Messi, që duket se po ngjall më shumë kureshtje nga ç’pritej.

Të ngjashme