Lifestyle
Këto janë katër benefitet që sjell ngrënia e vezës për bebin tuaj
Demokracia
21:37 | 09 Prill 2022

Share:

 Në gjashtë muajt e parë të jetës së bebit tuaj, ai është familjarizuar me botën përreth tij. Ndërsa, tani është koha që bebi juaj të filloj një fazë të re të të ushqerit.

Gjatë kësaj periudhe, ju mund të keni përjetuar stres në lidhje me ushqimet e ngurta që bebi juaj do t’i shijoj shkruan Belly Belly, transmeton Gazeta Shneta.

E, një nga këto ushqime është edhe ngrënia e vezës.

Por, kur mund t’a shijojë vezën bebi juaj?

Akademia Amerikane e Pediatrisë (AAP) rekomandon se bebi juaj është i gatshëm të fillojë me ushqime të ngurta në muajin e gjashtë të zhvillimit së tij.

AAP rekomandon se bebi juaj është i gatshëm të filloj me ushqime të ngurta atëherë kur:

-Mund të qëndrojë ulur;

-Mund të mbajë kokën lart;

-Tregon interes për ushqim;

-Nuk refuzon ushqimin kur i servohet;

Për këtë arsyje, veza është një nga produktet që mund t’i prezantohet bebit tuaj si një ushqim i hershëm.

Kjo pasi, vezët janë një burim i shëndetshëm i proteinave dhe yndyrnave. Poashtu, ato përmbajnë acide yndyrore esenciale, të cilat janë të rëndësishme për zhvillimin e trurit.

Përveç kësaj, ato përmbajnë biotinë, hekur dhe vitaminën A, D, E dhe B12.

 

Të ngjashme
Lifestyle • 02 Maj 2024