Oda Ekonomike e Kosovës i ka bërë të ditura detajet e protestës së nesërme që do të bllokojë hyrjet kryesore në kryeqytet.
Protesta do të fillojë nga ora 10:00 dhe do të vazhdojë deri në ora 12:00, pra do të jetë dy orë.
OEK shton se do të përdoren mjete për bllokim, do të jenë automjetet e kompanive të prekura nga vendimi i ZRRE-së, që sipas OEK-ut me qëllim të sigurohet një prani e dukshme dhe të theksohet ndikimi që ka ky vendim në sektorin privat.
Lokacionet e bllokimit i keni më poshtë:
Hyrja nga Veterniku – Hyrja nga Gjilani – bllokohet hyrja nga Albi Mall e poshtë Veternikut – Kështu bllokohen të gjitha hyrjet (Ferizaj, Gjilan, Aeroport)
Hyrja nga Fushë Kosova – Hyrja nga Mitrovica – do të bllokohet hyrja prej rrethit të Madh te Lakrishtja (Dukagjini tower) – Kështu bllokohen të gjitha hyrjet nga Mitrovica dhe Fushë-Kosova
Hyrja nga Podujeva – Hyrja në lagjen e Vranjevcit – te ish-Humanisti – Udhëkryqi te banka Raiffeisen – bllokohen hyrje-daljet nga Podujeva, por edhe lëvizjet nga Dragodani në drejtim të Shkabaj/Orlloviq.