Lajme
Këto janë deklaratat e Kurtit dhe Osmanit nga Prekazi
Demokracia
10:32 | 06 Mars 2021

Share:

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Vjosa Osmani, së bashku me kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje (LVV) Albin Kurti, kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari” në Prekaz.

Në përkujtim të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtaret të Kosovës (UÇK), u.d e presidentit Vjosa Osmani, tha se Prekazi është sakrifica më sublime e lirisë së Kosovës, përjell Demokracia.com.

“Jemi këtu në Prekaz në vendin që bëri bashkë një komb të tërë rreth kauzës për çlirim, në vendin që është shndërruar në ikonë të lirisë dhe në simbol të sakrificës më sublime, të komandantit legjendar Adem Jasharit, të bacës Shaban, Hamzës, grave, fëmijëve dhe gjithë familjes Jashari, se bashku me bashkëfshatar dhe bashkëluftëtar të tjerë të këtij komandanti legjendar, një sakrificë sublime e cila rezultoi me lirin e Kosovës, e cila rezultoi me shtetin e Kosovës.”, tha Osmani.

“Kemi borxh që jo vetëm ne që e kemi shumë të freskët kujtesën e 5, 6 dhe 7 marsit por e kemi borxh qe kujtesën historike e mbi të gjitha ndjenjën e mirënjohjes së thellë ta bartim brez pas brezi në mënyrë që dhe fëmijët tanë por edhe fëmijët e fëmijëve tanë ta kujtojnë se sa i lartë ishte çmimi që pagoi populli shqiptar në mënyrë që sot ta kemi shtetin tonë dhe sot ta gëzojmë lirinë tonë prandaj, përjetësisht mirënjohës për ketë sakrifice dhe për ketë trimëri që e treguan familja Jashari e që do të shërbej si frymëzim për breza të tërë që do të vijën pas nesh.”, tha Osmani tutje.

Ndërsa kreu i LVV-së, Albin Kurti tha se me ardhjen e tij në pushtet do të angazhohen që shteti i Serbisë të gjykohet, për krimin kundër familjes Jashari, duke shtuar se drejtësia është vonuar.

“Për ketë sulm shtetëror të Serbisë ndaj familjes legjendare Jashari askush nuk është gjykuar dhe nuk ka pasur asnjë gjykim për ketë krim shtetëror të Serbisë që dikush të dënohet. Drejtësia është vonuar sepse ajo as nuk ka filluar prandaj ne duhet të angazhohemi si institucione si pushet që kjo të ndryshoj për hir te republikës së Kosovës për hir të pasardhësve të Jashrajve për hir të së ardhmes së popullit dhe të kombit tonë në përgjithësi./Demokracia.com

https://www.facebook.com/demokraciacom/videos/435062504241869

Të ngjashme
Lajme • 04 Korrik 2024