Lifestyle
Këto janë arsyet e dhimbjeve në vezore tek femrat
Demokracia
11:23 | 05 Maj 2021

Share:

Vezoret, e vendosura në secilën anë të legenit të një gruaje, janë përgjegjëse për prodhimin dhe lëshimin e vezëve të nevojshme për fekondim.

Ndoshta nuk është për t’u habitur që shkaqet më të zakonshme që mund të vie nga dhimbjet e vezoreve, ndihen shpesh në pjesën e poshtme të barkut, legenit ose në pjesën e poshtme të shpinës, vende këto që kanë të bëjnë me ovulimin dhe menstruacionet.

Është e rëndësishme të dini rreth shumëllojshmërisë së kushteve që mund të jenë përgjegjëse për mënyrën se si ndiheni duke filluar nga:

Dhimbjet menstruale

Gratë mund të përjetojnë dhimbje ose siklet në njërin ose të dy vezoret në ditë gjatë një cikli normal menstrual.

Kjo dhimbje shtrënguese që një grua përjeton gjatë ose menjëherë para menstruacioneve quhet dismenorrea dhe është për shkak të çlirimit të prostaglandinave – substancave të ngjashme me hormonet që, ndër të tjera, kontraktojnë muskujt – nga mitra.

Cist ovarian

Një cist i vezores është një rritje beninje, zakonisht e mbushur me lëng, që mund të shkaktojë dhimbje, siklet, gjakderdhje, parregullsi menstruale ose mund të jetë dhe pa simptoma fare.

Cistet e vezoreve janë të zakonshme dhe mund të zhvillohen në pika të ndryshme gjatë ciklit menstrual.

Vlen të ceket se cistet e vogla të vezoreve mund të përmirësohen vetë, por disa kërkojnë trajtim urgjent mjekësor, si një cist i madh që çahet ose shpërthen.

Kjo mund të shkaktojë dhimbje të papritur, të mprehtë dhe të rëndë të njëanshme të legenit.

Endometrioza

Endometrioza është një gjendje në të cilën rreshtimi endometrial i mitrës mund të zhvillohet në zona të tjera të organeve riprodhuese të një gruaje, si vezoret, tubat fallopiane ose në fshikëz.

Ajo shpesh shkakton dhimbje të forta ciklike ose episodike të mitrës ose dhe ngërçit të vezoreve dhe gjakderdhje të përhershme.

Shtatzëni ektopike

Një shtatzëni ektopike zhvillohet jashtë mitrës, zakonisht në një nga tubat fallopiane. Mund të shkaktojë dhimbje mesatare deri të rëndë në vezore dhe kërkon trajtim urgjent.

Sëmundja inflamatore e legenit

Kjo paraqet një infeksion që mund të prekë një ose më shumë organe riprodhuese duke përfshirë mitrën, vezoret, tubat fallopiane dhe vagjinën.

Kjo gjendje e rëndë shpesh shkaktohet nga një infeksion seksualisht i transmetueshëm dhe mund të çojë në dhimbje në rajone të ndryshme të legenit, duke përfshirë njërin ose të dy vezoret.

Përveç dhimbjes, gratë me këtë problematic mund të përjetojnë ethe, të dridhura, një shkarkim jonormal të vaginës dhe / ose gjakderdhje, si dhe simptoma që imitojnë atë të një infeksioni të traktit urinar, si djegie gjatë urinimit.

Të ngjashme