Lista e ngushtë u zbulua në emisionin Zoe Ball Breakfast në BBC Radio 2.
Eurovision.tv do të eksplorojë 7 lokacionet gjatë javëve të ardhshme dhe do të ftojë Qytetet Pritëse të mundshme për të shfaqur më të mirën e asaj që kanë për të ofruar.
BBC konfirmon se 20 qytete shprehën interes, ndërsa 7 ishin në listën e ngushtë.
Vendimi përfundimtar i qytetit pritës do të merret në vjeshtë, derisa biletat dalin në shitje pak kohë pasi të konfirmohet qyteti pritës.
Qytetet pritëse të përzgjedhura tani do të kalojnë në fazën e dytë dhe përfundimtare, ku do t’u kërkohet të zhvillojnë ofertat e tyre në më shumë detaje. Përzgjedhja e qytetit pritës për Eurovision Song Contest 2023 do të vendoset nga BBC në bashkëpunim me EBU.
Këtë vit, Eurovizioni u fitua nga Ukraina, për të cilën pati një shfaqje të madhe mbështetjeje nga pjesa tjetër e kontinentit pas pushtimit të vendit nga Rusia.
Grupi ukrainas Kalush Orchestra e fituan garën e madhe të këngës për vitin 2022 me këngën “Stefania”.